Veliaj tjetër padi në Kushtetuese/ Ankim për seancën paraprake në GJKKO: Të shfuqizohet…

Veliaj tjetër padi në Kushtetuese/ Ankim për seancën paraprake në GJKKO: Të shfuqizohet…

Pikat kryesore

  • Sipas tij, kjo nuk është thjesht një çështje individuale, por një sfidë për rivendosjen e rendit kushtetues dhe lidhet drejtpërdrejt me mënyrën se si funksionon drejtësia në këtë vend.

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar për mediat pas depozitimit të ankimit në Gjykatën Kushtetuese , ku kërkon shfuqizim të vendimit të GJKKO për kalimin në themel të ccështjes penale në ngarkim të tij dhe antikushtetues të nenit 14 për SPAK e GJKKO pasi sipas tij e bën gjyqtarin të varur. Veliaj kërkon pavlefshmëri të të gjitha veprimeve të kryera mbi bazën e vendimit të 9 shkurtit 2026, dhe të antikushtetuese dy dispozitat ligjore që kanë kontribuar drejtpërdrejt në cenimin e të drejtave kushtetuese të tij. Kryebashkiaku socialist thotë se procesi është zhvilluar në shkelje të rëndë të të drejtave themelore, i është mohuar koha reale për të analizuar një dosje me dhjetëra mijëra faqe, gjykimi është zhvilluar në kushte që cenojnë pavarësinë dhe paanshmërinë e gjykatës dhe se është trajtuar në mënyrë të tillë që cenon prezumimin e pafajësisë dhe dinjitetin njerëzor, përfshirë mbajtjen në kushte izolimi gjatë seancave gjyqsore. Sipas tij, kjo nuk është thjesht një çështje individuale, por një sfidë për rivendosjen e rendit kushtetues dhe lidhet drejtpërdrejt me mënyrën se si funksionon drejtësia në këtë vend. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Rezart Taçi dënohet me 11 vite burg/ GJKKO: Do pastronte 18 milionë euro të Cosa Nostra Dosja “Partizani”/ Malltezi kërkon heqjen e sekuestros, GJKKO vendos në 7 prill Dënohet për blerje votash/ Bleu vota për PD, dënohet 1 vit e 2 muaj 39 vjeçari nga Lushnja

Lini një Përgjigje