Pikat kryesore
- Policia ka zbuluar një ambient në Tiranë, i cili ishte përshtatur si laborator për falsifikimin e diplomave të shkollave të mesme, universiteteve të ndryshme, si dhe licencave profesionale.
- Sekuestrohen qindra dokumente të dyshuara të falsifikuara dhe sende të tjera të kundërligjshme, që shërbenin për ushtrimin e kësaj veprimtarie kriminale.
- Seksioni i Hetimit të Krimeve Ekonomiko-Financiare, nën drejtimin e Prokurorisë, si rezultat i një pune të mirëorganizuar, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Laboratori”.
Policia ka zbuluar një ambient në Tiranë, i cili ishte përshtatur si laborator për falsifikimin e diplomave të shkollave të mesme, universiteteve të ndryshme, si dhe licencave profesionale. Sekuestrohen qindra dokumente të dyshuara të falsifikuara dhe sende të tjera të kundërligjshme, që shërbenin për ushtrimin e kësaj veprimtarie kriminale. Vihet në pranga një shtetas. Seksioni i Hetimit të Krimeve Ekonomiko-Financiare, nën drejtimin e Prokurorisë, si rezultat i një pune të mirëorganizuar, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Laboratori”. Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua shtetasi A. T., 51 vjeç. Gjatë kontrollit të banesës së 51-vjeçarit, në Zall-Bastar, shërbimet e Policisë zbuluan një ambient të fshehtë, të kthyer në laborator për prodhimin dhe falsifikimin e diplomave të shkollave të mesme, universiteteve, programeve master dhe licencave profesionale. Po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! U vodhi çantat e dorës dy personave/ Shkodër, arrestohet i mituri Kërcënoi punonjësen me thikë dhe vodhi një shumë parash në dyqan/ Tiranë, arrestohet 42-vjeçari (Video) Lokalin e kishte përshtatur në “fole” të lojërave të fatit/ Arrestohet një 37-vjeçar në Tiranë