Veliaj në pritje, gjykata shtyn sërish vendimin për afatet e paraburgimit

Veliaj në pritje, gjykata shtyn sërish vendimin për afatet e paraburgimit

Pikat kryesore

  • Më herët, shqyrtimi u pamundësua prej një parregullsie në njoftimin e Veliajt pasi fletëthirrja nuk ishte firmosur nga drejtori i burgut të Durrësit.
  • Afatet e paraburgimit u pezulluan prej shtyrjes së procesit gjyqësor nga ana e avokatëve dhe disa problematikave të tjera që lidhen me kërkesat e mbrojtjes.
  • Për këtë dosje hetimore, vetëm Veliaj ka masë shtrënguese “arrest me burg”.

Është shtyrë sërish seanca gjyqësore në Gjykatën e Posaçme të Apelit ku pritej shqyrtimi i kërkesës së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për shfuqizimin e vendimit të Shkallës së Parë për pezullimin e afateve të paraburgimit. Më herët, shqyrtimi u pamundësua prej një parregullsie në njoftimin e Veliajt pasi fletëthirrja nuk ishte firmosur nga drejtori i burgut të Durrësit. Afatet e paraburgimit u pezulluan prej shtyrjes së procesit gjyqësor nga ana e avokatëve dhe disa problematikave të tjera që lidhen me kërkesat e mbrojtjes. Për këtë dosje hetimore, vetëm Veliaj ka masë shtrënguese “arrest me burg”. Të tjerët, janë me masa më të lehta sigurie, përfshirë këtu edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa.

Lini një Përgjigje