Pikat kryesore
- Shkrimtari Petro Marko i cili punonte në gazetën “Drita” qe dërguar nga redaksia për të ndjekur punën që po bëhej në Mallakastër për zhdukjen e pasojave të tërmetit të vitit 1969.
- Ky tërmet dëmtojë në mënyrë të veçantë disa fshatra të Mallakastrës.
- Petro Marko qëndroj mbi një javë në zonat e dëmtuara nga tërmeti i rëndë.
Shkrimtari Petro Marko i cili punonte në gazetën “Drita” qe dërguar nga redaksia për të ndjekur punën që po bëhej në Mallakastër për zhdukjen e pasojave të tërmetit të vitit 1969. Ky tërmet dëmtojë në mënyrë të veçantë disa fshatra të Mallakastrës. Petro Marko qëndroj mbi një javë në zonat e dëmtuara nga tërmeti i rëndë. Shkoi në shumë fshatra të rrënuara. Çdo mbasdite shkrimatari që nga P.T.T -ja në qënder të Fratarit i përcillte gazeës “Drita” materialet që i gjente aty ku punohej për zhdukjen e pasojave të tërmetit. Edhe sot në Fratar të tregojnë Klubin e Veros ku shkrimtari pasi kthehj nga udhët e largëta ulej dhe hante drekën ose darkën. Mallakasjotët nuk e njihnin Petro Markon se nuk kishte qëlluar të takoheshin me të. Kur e mësonin se ai ishte shkrimtari i madh dhe ata e kishin lexuar bënin dhe ndonjë “dorë” muhabet. Mësuesit e shkollës tetëvjeçare e quanin ngjarje që shkrimtari ishte mes tyre. Mësuesi Teki Hodaj e ftojë dhe në një takim më nxënsit. Ne Fratar në librarinë ku shërbente librarja Hateme Shahaj shiteshin librat e shkrimtarit me emër. Dhe shkrimtari që lodhej në udhët e largëta ndihej mirë.