Një aksident i rëndë ka ndodhur të mërkurën, më 7 janar 2026, në zonën e Waldshut-Tingen, pranë kufirit me Zvicrën, ku është përfshirë një familje pesëanëtarëshe shqiptare.
Familja po kthehej nga Kosova, ku kishte qëndruar gjatë pushimeve të fundvitit, ndërsa aksidenti ndodhi vetëm pak para se të mbërrinin në vendin ku jetojnë.
Si pasojë e këtij aksidenti tragjik ka humbur jetën vogëlushi Teo Mendim Morina.