Vdes një këmbësor pasi u godit nga vetura në Prizren, shoferi ishte një polic

Vdes një këmbësor pasi u godit nga vetura në Prizren, shoferi ishte një polic

Pikat kryesore

  • Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
  • Menjëherë pas marrjes së informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore përkatëse si dhe eprorët policorë.
  • Nga informacionet e para është kuptuar se viktima është një person i gjinisë mashkullore, i moshuar, i cili deri në këtë fazë është ende i paidentifikuar”, tha Bytyqi.

string(76) “vdes-nje-kembesor-pasi-u-godit-nga-vetura-ne-prizren-shoferi-ishte-nje-polic” Vdes një këmbësor pasi u godit nga vetura në Prizren, shoferi ishte një polic Një këmbësor ka mbetur i vdekur pasi është goditur nga një veturë në Prizren, rreth orës 18:12. Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. Menjëherë pas marrjes së informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore përkatëse si dhe eprorët policorë. Nga informacionet e para është kuptuar se viktima është një person i gjinisë mashkullore, i moshuar, i cili deri në këtë fazë është ende i paidentifikuar”, tha Bytyqi. Tutje ai tha se shoferi i dyshuari është një zyrtar policor nga Prizreni, i cili në momentin e aksidentit ka qenë jashtë detyrës zyrtare dhe ka qenë duke lëvizur me veturë private. “I dyshuari aktualisht ndodhet në Stacionin Policor të Prizrenit. Për veprimet e mëtejshme administrative dhe penale do të koordinohemi me Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK) dhe Prokurorin Kujdestar, për çka do të njoftoheni me kohë”, tha ai. Lidhur me rastin janë njoftuar Prokurori i Shtetit dhe Inspektorati Policor i Kosovës, të cilët janë duke u marrë me procedurat e nevojshme hetimore. Vdes një këmbësor pasi u godit nga vetura në Prizren, shoferi ishte një polic Sveçla te vendi ku dyshohet se u rrëmbye Vukashinoviq, u kërkon ndërkombëtarëve t’i bëjnë presion Serbisë Qindra persona mbesin pa punë- Gjithnjë e më shumë kompani të huaja po ua vënë drynin fabrikave në Serbi Deputetja e NISMA’s: Nuk e votojmë Konjufcën- U mandatua joligjërisht nga Osmani, hap i papranueshëm Përparim Rama: Mos i jepni votë bllokadës, dembelisë e linçimit – jepjani votën punës e vizionit Përparim Rama: Unë e dua një Prishtinë që e kam ëndërru kur isha student, sot po i fuqizojmë të gjithë

Lini një Përgjigje