Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka marrë mbështetje të plotë nga anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët e votuan atë si mandatar për krijimin e qeverisë së re. Gjatë një deklarate për mediat, Kurti theksoi se për forcimin e ushtrisë do të alokohen më shumë se 1 miliard euro gjatë mandatit të ardhshëm. Ai njoftoi gjithashtu se do të punohet për zhvillimin e dronëve ushtarakë me etiketën "Made in Kosova".
Kryeministri theksoi se procesi i fuqizimit të forcave të armatosura do të realizohet përmes blerjes së armëve, stërvitjes dhe edukimit brenda vendit, si dhe në bashkëpunim me Shqipërinë dhe akademitë ushtarake të njohura në vendet partnere.