Ushtria e fshehtë e Iranit që vepron “nën hundën” e botës perëndimore

Ushtria e fshehtë e Iranit që vepron “nën hundën” e botës perëndimore

Pikat kryesore

  • Sipas një analize të Corriere della Sera , Forcat e Gardës Revolucionare, kanë ndërtuar një rrjet të sofistikuar operativ dhe politik që shtrihet nga Lindja e Mesme deri në Gjirin Persik.
  • Analiza trajton historikun e stërvitjes së tyre, rolin e divizionit Qods, përdorimin e rrjeteve të fshehta dhe taktikat e dhunshme për të mbrojtur interesat e Teheranit.
  • Në Lindjen e Mesme dhe deri në Gjirin Persik, Forcat e Gardës Revolucionare Iraniane, të njohura si pasdaranët, kanë vepruar në kufijtë e luftës tradicionale dhe operacioneve të fshehta.

Sipas një analize të Corriere della Sera , Forcat e Gardës Revolucionare, kanë ndërtuar një rrjet të sofistikuar operativ dhe politik që shtrihet nga Lindja e Mesme deri në Gjirin Persik. Analiza trajton historikun e stërvitjes së tyre, rolin e divizionit Qods, përdorimin e rrjeteve të fshehta dhe taktikat e dhunshme për të mbrojtur interesat e Teheranit. Në Lindjen e Mesme dhe deri në Gjirin Persik, Forcat e Gardës Revolucionare Iraniane, të njohura si pasdaranët, kanë vepruar në kufijtë e luftës tradicionale dhe operacioneve të fshehta. Bashkimi Europian i ka “organizatë terroriste”, ndërsa ata kanë marrë pjesë në misione të ndryshme kundër kundërshtarëve të Iranit, duke përdorur metoda të fshehta dhe dhunë selektive. Që nga krijimi i tyre, pasdaranët janë stërvitur sipas metodave të ngjashme me grupet palestineze dhe libaneze, duke zhvilluar teknika të veçanta për luftë të fshehtë, përfshirë sulme vetëvrasëse me mjete të blinduara dhe koordinimin e milicive aleate. Me mbështetjen e ajatollahëve, ata kanë ndërtuar një ushtri me rreth 200 mijë anëtarë. Divizioni Qods , një nga strukturat më të rëndësishme të pasdaranëve, ka menaxhuar stërvitjen e forcave, organizimin e milicive, aktivitetet e fshehta dhe planet strategjike me ndikim politik dhe ushtarak. Nën drejtimin e gjeneralit Qasem Soleimani nga viti 1998 deri në vrasjen e tij në janar 2020 , Qods u bë i njohur për kapacitetin e tij operacional. Sot komandën e mban Ismael Qaani, i cili, megjithëse me më pak karizëm, ruan ndikim të konsiderueshëm. Për realizimin e misioneve, divizioni ka krijuar nën-struktura të koduara, si “840” , duke përdorur rrjete të fshehta në Iran, koordinues lokalë dhe ekzekutues në terren. Ekzekutuesit përfshijnë shpesh simpatizantë, qytetarë perëndimorë me origjinë nga Lindja e Mesme dhe individë që veprojnë jashtë ligjit, përfshirë trafikantë dhe kriminelë të zakonshëm. Pasdaranët dhe Basij kanë luajtur gjithashtu rol kyç në shtypjen e protestave dhe kundërshtimeve brenda Iranit, duke përdorur njësitë anti-protestues, grupet mobile dhe strukturat kibernetike për të ndjekur dhe frikësuar qytetarët. Për këtë arsye, Bashkimi Europian ka sanksionuar zyrtarë të lartë të këtyre forcave, duke i mbajtur përgjegjës për dhunën dhe shkeljet e të drejtave të njeriut.

Lini një Përgjigje