Ushtria amerikane kap cisternën në Karaibe/ Anija po transportonte naftë venezuelase…

Ushtria amerikane kap cisternën në Karaibe/ Anija po transportonte naftë venezuelase…

Pikat kryesore

  • Operacioni është kryer nga forcat detare amerikane, të cilat kanë ndërhyrë në anije dhe e kanë marrë atë nën kontroll.
  • Lajmi është konfirmuar edhe nga presidenti amerikan, Donald Trump, i cili më herët kishte folur publikisht për incidentin, duke pohuar se nafta e gjetur në bord do të konfiskohet për interes të Shteteve të Bashkuara.
  • Ai shtoi se autoritetet do të publikojnë detaje për pronarin e anijes dhe për kompaninë që qëndron pas transportit, duke theksuar se veprimet e tilla do të ndalohen me vendosmëri.

Tensionet në Karaibe janë rritur ndjeshëm pasi ushtria amerikane ka kapur një cisternë që po lundronte në ujërat e rajonit, i cili sipas raportimeve po transportonte një sasi të konsiderueshme nafte nga Venezuela drejt Kubës. Operacioni është kryer nga forcat detare amerikane, të cilat kanë ndërhyrë në anije dhe e kanë marrë atë nën kontroll. Sipas burimeve ushtarake, tankeri dyshohet se ishte pjesë e tregtisë së fshehtë të naftës mes dy vendeve aleate, Caracasit dhe Havanës, pavarësisht sanksioneve të ashpra të vendosura nga Shtetet e Bashkuara ndaj të dy qeverive. Lajmi është konfirmuar edhe nga presidenti amerikan, Donald Trump, i cili më herët kishte folur publikisht për incidentin, duke pohuar se nafta e gjetur në bord do të konfiskohet për interes të Shteteve të Bashkuara. Ai shtoi se autoritetet do të publikojnë detaje për pronarin e anijes dhe për kompaninë që qëndron pas transportit, duke theksuar se veprimet e tilla do të ndalohen me vendosmëri. Kapja e tankerit ka shkaktuar reagime të ashpra në rajon, me autoritetet venezuelase që e kanë cilësuar këtë akt si një provokim dhe shkelje të sovranitetit të tyre. Ndërkohë, analistët paralajmërojnë se ky incident mund të përkeqësojë më tej marrëdhëniet tashmë të tensionuara mes SHBA-së, Venezuelës dhe Kubës, duke rritur rrezikun për përshkallëzim në Karaibe. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Mbi 80 të vrarë në tre muaj! SHBA-të urdhër për një tjetër sulm ndaj anijes në Karaibe Përmbytet anija në brigjet e Jemenit, dhjetëra emigrantë humbin jetën “Nautica” ankorohet në Durrës/ 676 turistë nga SHBA e Australia mbërrijnë në portin shqiptar

Lini një Përgjigje