U përjashtua nga gara për kreun e PD, Salianji letër PPE: Po asgjësohen standardet…

U përjashtua nga gara për kreun e PD, Salianji letër PPE: Po asgjësohen standardet…

Pikat kryesore

  • Salianji thekson se: “Çështja nuk është një kandidim individual, por mbrojtja e standardeve demokratike, pluralizmit të brendshëm dhe kredibilitetit institucional të partisë më të madhe opozitare në Shqipëri”.
  • Ai rithekson në fund të letrës angazhimin e tij për vlerat europiane, demokracinë, shtetin e së drejtës, pluralizmin dhe integrimin europian të Shqipërisë.
  • Letra i eshte drejtuar Presidentit të Partisë Popullore Europiane (PPE), z.

Pasi u përjashtua nga gara për kreun e Partisë Demokratike, ish-deputeti dhe anëtari kryesisë së kësaj force politike , Ervin Salianji, i është drejtuar me një letër PPE dhe drejtuesve të partive europiane të qendrës së djathtë. Në letër, Salianji ngre shqetësimin për bllokimin e garës për kryetar të Partisë Demokratike, mosrespektimin e statutit të partisë, përjashtimet arbitrare të anëtarëve dhe kandidatëve, mungesën e transparencës dhe shkeljen e rregullave themelore të pluralizmit politik. Salianji thekson se: “Çështja nuk është një kandidim individual, por mbrojtja e standardeve demokratike, pluralizmit të brendshëm dhe kredibilitetit institucional të partisë më të madhe opozitare në Shqipëri”. Në komunikimin drejtuar PPE-së dhe liderëve të partive simotra europiane, ai nënvizon se Partia Demokratike, si pjesë e familjes politike europiane, duhet të jetë model i demokracisë së brendshme dhe jo simbol i mbylljes, përjashtimeve dhe interesave personale. Në letër evidentohet gjithashtu fakti se: Kandidaturat për garën e brendshme u penguan në mënyrë faktike; Zyra përgjegjëse për dorëzimin e dokumentacionit nuk funksionoi brenda afatit; Mbështetës dhe kandidatë u përjashtuan pa vendime formale dhe pa argumentim statutor; Nuk u respektua neni i statutit që parashikon dorëheqjen e kryetarit pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare. Salianji kërkon nga PPE dhe drejtuesit e partive të djathta europiane një angazhim parimor dhe konstruktiv për të inkurajuar dialogun, respektimin e normave statutore dhe ruajtjen e standardeve demokratike brenda Partisë Demokratike të Shqipërisë. Ai rithekson në fund të letrës angazhimin e tij për vlerat europiane, demokracinë, shtetin e së drejtës, pluralizmin dhe integrimin europian të Shqipërisë. Letra i eshte drejtuar Presidentit të Partisë Popullore Europiane (PPE), z. Manfred Weber, si dhe drejtuesve të partive kryesore të qendrës së djathtë europiane pjesë e PPE-së, mes tyre Kancelarit të Gjermanisë Friedrich Merz dhe Kryeministrit të Greqisë Kyriakos Mitsotakis.

Lini një Përgjigje