Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplas për vdekje këmbësorin, arrestohet shoferi

Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplas për vdekje këmbësorin, arrestohet shoferi

Pikat kryesore

  • Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një këmbësori ka ndodhur në Tiranë.
  • Sipas informacioneve policore, ngjarja ka ndodhur në rrugën e fshatit Damjan më 18 maj, ku automjeti me drejtues shtetasin O.
  • Policia tha se “si pasojë e përplasjes, 57-vjeçari ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra”.

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një këmbësori ka ndodhur në Tiranë. Sipas informacioneve policore, ngjarja ka ndodhur në rrugën e fshatit Damjan më 18 maj, ku automjeti me drejtues shtetasin O. K., 26 vjeç, ka përplasur këmbësorin B. A., 57 vjeç. Policia tha se “si pasojë e përplasjes, 57-vjeçari ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra”. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është arrestuar nga policia, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Lini një Përgjigje