U nda nga jeta në moshën 40-vjeçare/ Nisin homazhet në teatrin “Petro Marko” në Vlorë, në…

U nda nga jeta në moshën 40-vjeçare/ Nisin homazhet në teatrin “Petro Marko” në Vlorë, në…

Pikat kryesore

  • Homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti, i cili humbi jetën tragjikisht mbrëmjen e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor, po zhvillohen në teatrin “Petro Marko”, në Vlorë.
  • Mehmeti u shuan në moshën 40-vjeçare, ndërsa la pas një karrierë të gjatë në media dhe televizion.
  • Homazhet në nderim të gazetarit do të mbahen nga ora 12:00-14:00, ndërsa përcjellja për në banesën e fundit do të bëhet në orën 14:00.

Homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti, i cili humbi jetën tragjikisht mbrëmjen e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor, po zhvillohen në teatrin “Petro Marko”, në Vlorë. Mehmeti u shuan në moshën 40-vjeçare, ndërsa la pas një karrierë të gjatë në media dhe televizion. Homazhet në nderim të gazetarit do të mbahen nga ora 12:00-14:00, ndërsa përcjellja për në banesën e fundit do të bëhet në orën 14:00. Në homazhe kanë marrë pjesë miq, të afërm, kolegë dhe kryeministri i vendit, Edi Rama. Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe Policia e Vlorës, e cila përmes një njoftimi zyrtar bëri me dije se aksidenti ka ndodhur në zonën e Dajlanit, në bregdet dhe jashtë zonës rrugore. Dyshohet se gazetari ka humbur kontrollin e një motomjeti me katër rrota, i cili më pas është përmbysur. Si pasojë e përmbysjes, ai ka pësuar dëmtime të rënda trupore. Në motomjet ndodhej si pasagjer edhe një 18-vjeçar, i cili ka pësuar dëmtime të lehta pa probleme për jetën. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen të gjitha veprimet procedurale në vendngjarje për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të kësaj ngjarjeje aksidentale.

Lini një Përgjigje