Pikat kryesore
- Partia Demokratike do të mbledhë ditën e hënë Grupin Parlamentar, ndërsa në fokus të diskutimeve pritet të jetë qëndrimi i deputetëve për seancën plenare të planifikuar po atë ditë.
- Njoftimi është bërë nga kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i cili bëri të ditur se mbledhja do të zhvillohet në orën 11:00 në selinë e partisë.
- Sipas Bardhit, seanca plenare është caktuar për në orën 12:00 dhe deputetët demokratë do të përgatiten për çdo mundësi, në varësi të vendimit që do të merret nga grupi parlamentar.
Partia Demokratike do të mbledhë ditën e hënë Grupin Parlamentar, ndërsa në fokus të diskutimeve pritet të jetë qëndrimi i deputetëve për seancën plenare të planifikuar po atë ditë. Njoftimi është bërë nga kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i cili bëri të ditur se mbledhja do të zhvillohet në orën 11:00 në selinë e partisë. Sipas Bardhit, seanca plenare është caktuar për në orën 12:00 dhe deputetët demokratë do të përgatiten për çdo mundësi, në varësi të vendimit që do të merret nga grupi parlamentar. “Është caktuar seancë plenare të hënën, ora 12:00. Përgatitemi në çdo rast për seancën, që të jemi gati nëse grupi parlamentar vendos që të marrin pjesë” , thuhet në njoftimin e Gazment Bardhit. Mbledhja e Grupit Parlamentar pritet të përcaktojë qëndrimin e PD për angazhimin në punimet e Kuvendit.