Pikat kryesore
- Komisioni i Operacioneve Elektorale në Partinë Demokratike nuk pranoi kandidaturën e Ervin Salianjit për kryetar të PD, por kjo nuk e pengon ish-deputetin që të vijojë betejën.
- Në një intervistë në me gazetarin Anesti Barjamemaj, Salianji akuzon Sali Berishën si uzurpator të Partisë Demokratike dhe thotë se beteja e tij për votën brenda selisë blu do të vijojë.
- Ish-deputeti mohon që do të vijojë një betejë në gjykatë me Berishën për të zgjedhje të jashtëligjshme, por thotë se do të njoftojë ndërkombëtarë dhe PPE për atë që ai e quan farsë brenda PD.
Komisioni i Operacioneve Elektorale në Partinë Demokratike nuk pranoi kandidaturën e Ervin Salianjit për kryetar të PD, por kjo nuk e pengon ish-deputetin që të vijojë betejën. Në një intervistë në me gazetarin Anesti Barjamemaj, Salianji akuzon Sali Berishën si uzurpator të Partisë Demokratike dhe thotë se beteja e tij për votën brenda selisë blu do të vijojë. Ish-deputeti mohon që do të vijojë një betejë në gjykatë me Berishën për të zgjedhje të jashtëligjshme, por thotë se do të njoftojë ndërkombëtarë dhe PPE për atë që ai e quan farsë brenda PD. Zoti Saliani, të premten, Partia Demokratike vendosi që ju të mos ishit kandidat, por ngjashëm me ju edhe ata aspirantë të tjerë për të garuar kundër zotit Berisha. Edhe zonja Kokalari, zonja Balliu, por edhe dy kandidatët surprizë, zonja Mereme Sela dhe Vladimir Sulaj, të dy nuk u pranuan për arsye të ndryshme. Personalisht për ju, a e prisnit këtë vendim të Partisë Demokratike? Salianji: Nuk ka asnjë diskutim. Unë e unë e kam ekspozuar atë që është një narrativë e gënjeshtër e Sali Berishës, që Partia Demokratike ka garë, që ka demokraci, që intereson fitorja përballë Edi Ramës. Pra, në 5 muaj unë kam ekspozuar rrënimin dhe kalbëzimin organizativ të Sali Berishës, rrënimin dhe rrëzimin moral të tij dhe pa diskutim pastaj edhe të gjithë po themi gënjeshtrat që ka thënë katërvjeçaren e mandatit të tij, që do rrëzojë Edi Ramën, që do rregullojë marrëdhëniet me ndërkombëtarët, që do heq “non grata”-n gradën, që do fitojë zgjedhjet lokale, që deputetët do t’i zgjedhë anëtarësia dhe kështu me radhë. Sot u rrëzua dhe u ekspozua dhe një element tjetër që nuk ka garë, por ka një uzurpim të funksionit të kryetarit të Partisë Demokratike për interes personal të Sali Berishës dhe të një grupi të ngushtë njerëzish. Kështu që kur nuk ka garë nuk jam e shqetësuar që pse nuk jam në garë. I shqetësuar jam që Partia Demokratike nuk po bëhet parti fituese, siç duhet të jetë dhe nuk është një Parti Demokratike dhe një aset publik, por po trajtohet si një pronë private. Kur ju e dini që nuk do të kishte garë, përse ndërmorët hapin që në limitet e afateve të dorëzonit një kandidaturë për të garuar kundër zotit Berisha?