U konfliktua me qytetarin në afërsi të kthesës së Kamzës, polici nxjerr pistoletën, AMP…

U konfliktua me qytetarin në afërsi të kthesës së Kamzës, polici nxjerr pistoletën, AMP…

Pikat kryesore

  • Një efektiv policie dhe një punonjës i një biznesi u përplasën paraditen e sotme në zonën e quajtur “Malajziani” në afërsi të Kthesës së Kamzës.
  • Burime bëjnë me dije se konflikti ka nisur pasi punonjësit e një lokali i kanë kërkuar efektivit të largonte makinën e parkuar pranë ambientit të tyre, duke pretenduar se po pengonte zonën e shërbimit.
  • Debati mes palëve është tensionuar me shpejtësi, duke kaluar nga përplasje verbale në nxjerrjen e armës nga ana e policit.

Një efektiv policie dhe një punonjës i një biznesi u përplasën paraditen e sotme në zonën e quajtur “Malajziani” në afërsi të Kthesës së Kamzës. Burime bëjnë me dije se konflikti ka nisur pasi punonjësit e një lokali i kanë kërkuar efektivit të largonte makinën e parkuar pranë ambientit të tyre, duke pretenduar se po pengonte zonën e shërbimit. Debati mes palëve është tensionuar me shpejtësi, duke kaluar nga përplasje verbale në nxjerrjen e armës nga ana e policit. Në pamjet e kamerave të sigurisë duket momenti kur polici i nxjerr armën e shërbimit djalit me të cilin është në konflikt, teksa të pranishëm ka edhe persona të tjerë, përfshirë edhe një 2 gra. Burime bëjnë me dije se për rastin, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur një hetim, ndërsa polici, i cili rezulton të jetë i punësuar në Policinë e Tropojës, po hetohet në gjendje të lirë. Procedimi është marrë në këshillim me prokurorinë, ku tashmë është referuar rasti. Hetim disiplinor pritet të nis në vijim edhe Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit.

Lini një Përgjigje