Pikat kryesore
- Ernest Muçi jo vetëm mrekulloi tifozët, komentatorët e gjithë ambientin e futbollit në Turqi, por edhe u veçua në javën e 14-të të Superligës së këtij vendi.
- Ylli kuqezi u vlerësua me çmimin e golit më të bukur të kësaj jave, siç njoftojnë mediat turke, që i referohen Federatës dhe organizatorëve të kampionatit.
- Futbollisti I kombëtares realizoi nga goditja e dënimit në ndeshjen mes Trabzonsporit dhe Konjasporit, madje nga një kënd thuajse i pamundur.
Mori vlerësimin maksimal. Ernest Muçi jo vetëm mrekulloi tifozët, komentatorët e gjithë ambientin e futbollit në Turqi, por edhe u veçua në javën e 14-të të Superligës së këtij vendi. Ylli kuqezi u vlerësua me çmimin e golit më të bukur të kësaj jave, siç njoftojnë mediat turke, që i referohen Federatës dhe organizatorëve të kampionatit. Futbollisti I kombëtares realizoi nga goditja e dënimit në ndeshjen mes Trabzonsporit dhe Konjasporit, madje nga një kënd thuajse i pamundur. Vetëm lojtarë me klas të lartë si dikur Maradona, apo një Zidan e një Mesi mund të kenë arritur të realizojnë nga aq afër vijës fundore. Muçi ka qenë vërtet I dalluar në dy ndeshjet e fundit, të fituara 4-3 në fushën e Bashaksehirsporit, dhe 3-1 në stadiumin e vet kundër Konjasporit. Shqiptari ka shënuar 3 gola, madje tepër të bukur, dhe sidomos vendimtar ishte ai I minutës së 101-të që siguroi fitoren në Bashaksehir. Lojtari ofensiv kuqezi u vlerësua me notat 9 dhe 7.8 për lojën e tij, duke qenë një nga më të mirët për të dyja javët./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Nga Muçi me dashuri/ Mediat turke me lavde të mëdha për yllin kuqezi pas dy golave Muçi mes Turqisë e Rusisë/ Futbollisti kuqezi pritet të largohet nga gjigandi Besiktas Muçi ndryshon skuadër/ Ylli kuqezi ka fshirë emrin Besiktas nga rrjetet e tij sociale