Tsimikas i jep ‘lamtumirën’ Liverpoolit, kalon te Roma

Tsimikas i jep ‘lamtumirën’ Liverpoolit, kalon te Roma Raportime të shumta konfirmojnë se Kostas Tsimikas i ka dhënë lamtumirën shokëve të skuadrës te Liverpool dhe do të udhëtojë për testet mjekësore te Roma. Mbrojtësi i majtë është në rrugë për në Qytetin e Përjetshëm, ku do të kryejë testet dhe do të kalojë sezonin e ardhshëm te Stadio Olimpico me huazim. Nuk do të ketë opsion blerjeje, por Roma do të mbulojë tërë pagën e tij gjatë kampanjës 2025-26. Fillimisht, Liverpool nuk ishte i gatshëm ta lejonte të largohej me huazim, por më pas ndryshoi vendimin. Tsimikas shihet si alternativa ndaj Angelinos, aktualisht titullar i krahut të majtë në formacionin 3-4-3 të Gian Piero Gasperinit. Burime si Sky Sport Italia, Calciomercato.it dhe Fabrizio Romano konfirmojnë se ai i ka dhënë lamtumirën shokëve të skuadrës sot pasdite dhe ka marrë leje për të udhëtuar. Portieri ndërkombëtar grek mbushi 29 vjeç në maj dhe ka kontratë me Liverpool deri në qershor 2027. Ai u bashkua me gjigantët e Premier League në gusht 2020 nga Olympiacos me një marrëveshje prej 13 milionë eurosh. Para kësaj, kishte luajtur gjithashtu për Willem II në Holandë dhe klubin danez Esbjerg. Tsimikas i jep ‘lamtumirën’ Liverpoolit, kalon te Roma Interi pa ndryshime në mbrojtje, i beson gardës së vjetër Xabi Alonso jep mendimin e tij rreth kontratës së Viniciusit Fermin Lopez do të bëjë një deklaratë publike për të ardhmen e tij Donnarumma ka marrëveshje me Cityn, por transferimi i tij varet nga largimi i Edersonit Juventusi u interesua për një lojtar të Realit, por nuk u arrit marrëveshja Tsimikas i jep ‘lamtumirën’ Liverpoolit, kalon te Roma Pasi BE pezullon takimet me Kurtin, Dritëro Arifi: “Diplomacia matet me zgjuarsi, jo me forcë” “Uroj që nuk e kanë hedhur në shportë”, Familja e Agon Zejnullahut e pashpresë për ankesën e bërë në Prokurori Interi pa ndryshime në mbrojtje, i beson gardës së vjetër Shukri Buja thotë se i kanë zgjidhjet për shumë probleme që i ka Lipjani: 52 ekspertë kanë punuar në planprogram Simptoma e sheqerit të lartë në gjak që nuk duhet ta injoroni kurrë

Lini një Përgjigje