Kosova harmonizon me SHBA’të listën e organizatave terroriste, Osmani: Kur udhëheq Amerika ka më shumë paqe

Kosova harmonizon me SHBA’të listën e organizatave terroriste, Osmani: Kur udhëheq Amerika ka më shumë paqe Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social ‘’X’’ se ka nxjerr dekret nëpërmjet të cilit Kosova harmonizon listën e organizatave të huaja terroriste me Urdhrat Ekzekutiv të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Osmani po ashtu ka bërë të ditur se, përmes dekretit, janë ngarkuar institucionet e sigurisë së vendit, si dhe institucionet e tjera relevante që të ndërmarrin hapat e nevojshëm për zbatimin e këtij dekreti. Po ashtu, nga presidentja është njoftuar edhe se dekreti në fjalë i është përcjellur të gjithë anëtarëve të Këshillit të Sigurisë së Kosovës. Osmani ka thënë se Kosova qëndron krah SHBA-ve në luftën kundër krimit të organizuar transnacional dhe terrorizmit, karteleve të drogës dhe regjimeve kriminale ‘‘Republika e Kosovës qëndron krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës në luftën kundër krimit të organizuar transnacional dhe terrorizmit, karteleve të drogës dhe regjimeve kriminale, sepse udhëheqja amerikane e bën botën më të sigurt’’, ka thënë ajo. Ai ka thënë se Dekretin në fjalë e ka lëshuar sot. ‘‘Sot, kam lëshuar një Dekret Presidencial për të harmonizuar plotësisht përcaktimin e Kosovës për organizatat e huaja terroriste me Urdhrat Ekzekutivë të Presidentit Donal Trump të janarit 2025, të cilët kanë shpallur një numër kartelesh ndërkombëtare të drogës dhe organizatash të tjera kriminale si organizata të huaja terroriste’’, ka shkruar ai. Në fund, Osmani ka thënë se historia e dëshmon se kur Amerika udhëheq, ka më shumë paqe, më shumë siguri dhe më shumë liri në mbarë botën. ‘‘Historia dëshmon një të vërtetë të thjeshtë: kur Amerika udhëheq, ka më shumë paqe, më shumë siguri dhe më shumë liri në mbarë botën. Kosova do të qëndrojë gjithmonë përkrah SHBA-së për të çuar përpara këtë vizion dhe në përpjekjet për të luftuar të gjithë ata që rrezikojnë sigurinë kombëtare të aleatit tonë më të rëndësishëm’’, ka shkruar ajo. / GazetaExpress Kosova harmonizon me SHBA’të listën e organizatave terroriste, Osmani: Kur udhëheq Amerika ka më shumë paqe Pasi BE pezullon takimet me Kurtin, Dritëro Arifi: “Diplomacia matet me zgjuarsi, jo me forcë” “Uroj që nuk e kanë hedhur në shportë”, Familja e Agon Zejnullahut e pashpresë për ankesën e bërë në Prokurori Shukri Buja thotë se i kanë zgjidhjet për shumë probleme që i ka Lipjani: 52 ekspertë kanë punuar në planprogram Haliti thotë se Bashën duhet ta marrin në pyetje organet e drejtësisë: Kush e ka paguar me bo artikull të tillë Dorëheqja që preku themelet e VV’së, Kurti përpiqet ta minimizojë largimin e Liburn Aliut, e paraqet si lehtësisht të zëvendësueshëm Kosova harmonizon me SHBA’të listën e organizatave terroriste, Osmani: Kur udhëheq Amerika ka më shumë paqe Tsimikas i jep ‘lamtumirën’ Liverpoolit, kalon te Roma Pasi BE pezullon takimet me Kurtin, Dritëro Arifi: “Diplomacia matet me zgjuarsi, jo me forcë” “Uroj që nuk e kanë hedhur në shportë”, Familja e Agon Zejnullahut e pashpresë për ankesën e bërë në Prokurori Interi pa ndryshime në mbrojtje, i beson gardës së vjetër Shukri Buja thotë se i kanë zgjidhjet për shumë probleme që i ka Lipjani: 52 ekspertë kanë punuar në planprogram

Lini një Përgjigje