Pikat kryesore
- Presidenti amerikan, Donald Trump ka propozuar që Eric Wendt të jetë ambasadori amerikan në Shqipëri.
- Njoftimi u dha në një postim të Shtëpisë së Bardhë, lidhur me nominimet dhe tërheqjet e deleguara në Senat, ku sqarohet pozicioni i menduar për Ë endt.
- Sondazhisti Eduart Zaloshnja deklaroi se edhe në Beograd pritet të ketë një ambasador politik.
Presidenti amerikan, Donald Trump ka propozuar që Eric Wendt të jetë ambasadori amerikan në Shqipëri. Njoftimi u dha në një postim të Shtëpisë së Bardhë, lidhur me nominimet dhe tërheqjet e deleguara në Senat, ku sqarohet pozicioni i menduar për Ë endt. Sondazhisti Eduart Zaloshnja deklaroi se edhe në Beograd pritet të ketë një ambasador politik. Ai theksoi se emërime të tilla synojnë të shmangin burokracitë dhe të rrisin efikasitetin në vendimmarrje, duke e zhvendosur koordinimin në nivele më të larta politike në SHBA. “Edhe në Beograd do të ketë një ambasador politik; ambasadorët amerikanë në Ballkan do të kenë qëllim kryesor bisedimet. Mendoj se do të jenë ambasadorë politikë, sepse deri më sot është punuar përmes kanaleve diplomatike; nga ky emërim do të kalohet nga Këshilli i Sigurisë në Shtëpinë e Bardhë për të shmangur burokracitë. Të gjithë presidentët në vende shumë të rëndësishme kanë dërguar ambasadorë politikë që të mos merren me burokraci.” Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! “Vota e diasporës arritje”/ Samiti, Dritan Trimçev: Të kemi përfaqësinë tonë në parlamentin e Shqipërisë Shqiptarët shqetësohen nga lufta/ Sondazhi i ABC News, 50% do që familjet në nevojë të jenë prioriteti i qeverisë Operacioni kundër Call Center/ U sekuestruan mbi 800 mijë euro, pjesa më e madhe e 60 operatorëve janë shtetas të huaj