Pikat kryesore
- Donald Trump, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, ka mbërritur në Ankara në prag të Samitit të NATO-s, ku është pritur nga Recep Tayyip Erdogan.
- https://x.com/bpthaber/status/2074454147605151847 Menjëherë pasi zbriti nga avioni, Trump u pa duke ecur krah për krah me presidentin turk, përpara ceremonisë së pritjes nga garda ushtarake.
- Në qendër të diskutimeve ka qenë edhe Turqia dhe programi i avionëve luftarakë F-35.
Donald Trump, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, ka mbërritur në Ankara në prag të Samitit të NATO-s, ku është pritur nga Recep Tayyip Erdogan. https://x.com/bpthaber/status/2074454147605151847 Menjëherë pasi zbriti nga avioni, Trump u pa duke ecur krah për krah me presidentin turk, përpara ceremonisë së pritjes nga garda ushtarake. Prania e Trump në Samitin e NATO-s zhvillohet në një moment kur vijojnë debatet mbi të ardhmen e aleancës, pasi më herët administrata amerikane ka hedhur në diskutim rishikimin e rolit dhe të angazhimit të SHBA-së në kuadër të NATO-s. Në qendër të diskutimeve ka qenë edhe Turqia dhe programi i avionëve luftarakë F-35. Uashingtoni ka shqyrtuar mundësinë që Ankaraja të rikthehet në këtë program, edhe pse Turqia përdor sistemet ruse të mbrojtjes ajrore S-400, një çështje që ka sjellë kundërshtime nga disa figura republikane dhe nga Izraeli. Gjatë vizitës në Ankara, Trump pritet të zhvillojë takime edhe me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, si edhe me Presidentin e Sirisë, Ahmed al-Sharaa.