Tronditse në Vlorë: Nënë e dehur dhunon foshnjën 5-muajshe duke e përplasur disa herë në trotuar

Screenshot

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës, ku një grua e dehur ka dhunuar në mënyrë të tmerrshme foshnjën e saj vetëm 5-muajshe. Sipas burimeve, 35-vjeçarja e divorcuar, në gjendje të rënduar nga alkooli, ka përplasur disa herë të birin në trotuar, duke shkaktuar panik dhe indinjatë te kalimtarët.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia”, ku kalimtarët, të shokuar nga skenat e dhunës, kanë njoftuar menjëherë policinë. Kur efektivët kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë ndërhyrë për të shpëtuar fëmijën, gruaja ka kundërshtuar me forcë, duke bërë rezistencë ndaj policëve.

Foshnja është dërguar menjëherë në spital, ku mjekët kanë konstatuar se nuk ka dëmtime të dukshme. Megjithatë, janë kryer skanime të detajuara për të verifikuar nëse ka ndonjë dëmtim të brendshëm. Fatmirësisht, fëmija ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gruaja është shoqëruar në komisariat, ku po merret në pyetje për rrethanat e ngjarjes. Kjo ngjarje vjen vetëm pak orë pas një tjetër incidenti të rëndë në Vlorë, ku një 34-vjeçar i dehur përplasi disa makina dhe rrezikoi jetën e qytetarëve dhe të policëve.

Ky episod ka ngritur shqetësime të mëdha mbi sigurinë publike dhe nevojën për masa më të rrepta ndaj abuzimit me alkoolin. Autoritetet po hetojnë më tej për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Lini një Përgjigje