Shpërthim me tritol në Tiranë, lënda plasëse hidhet në një dyqan interneti në zonën e…

Shpërthim me tritol në Tiranë, lënda plasëse hidhet në një dyqan interneti në zonën e…

Pikat kryesore

  • Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në Tiranë.
  • Ngjarja është regjistruar në “Xhamllik”, ku sipas informacioneve paraprake, shpërthimi ka ndodhur në një dyqan interneti.
  • Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale në apartament, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në Tiranë. Ngjarja është regjistruar në “Xhamllik”, ku sipas informacioneve paraprake, shpërthimi ka ndodhur në një dyqan interneti. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale në apartament, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Zhurma e fortë ka alarmuar banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë. Forcat e rendit kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota, si dhe për të konfirmuar natyrën e lëndës plasëse. Paraprakisht dyshohet për përdorim tritoli, ndërsa grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe motivet e mundshme të kësaj ngjarjeje.

Lini një Përgjigje