Miri zbulon arsyen pse u largua nga podi final i “BB VIP 5”: E kam bërë me kastile!

Miri zbulon arsyen pse u largua nga podi final i “BB VIP 5”: E kam bërë me kastile!

Pikat kryesore

  • Një prej finalistëve të “Big Brother VIP 5”, Miri, ka zbuluar arsyen e vërtetë pse u largua nga podi final pas së Selin Bollatit fituese.
  • Artisti deklaroi se ka dashur t’i lë hapësirën Selinit për ta shijuar çastet e triumfit, duke shtuar se “fituesi duhet të ketë momentin e vet”.
  • “Unë jam njeri që kam vetëbesim, besoj tek ato që them dhe bëj, i bëj me shpirt e me zemër.

Një prej finalistëve të “Big Brother VIP 5”, Miri, ka zbuluar arsyen e vërtetë pse u largua nga podi final pas së Selin Bollatit fituese. Artisti deklaroi se ka dashur t’i lë hapësirën Selinit për ta shijuar çastet e triumfit, duke shtuar se “fituesi duhet të ketë momentin e vet”. “Unë jam njeri që kam vetëbesim, besoj tek ato që them dhe bëj, i bëj me shpirt e me zemër. Besoja që do të isha unë fituesi i çmimit të madh, ndërsa i publikut e dija të sigurtë që e kisha marrë. Zbrita sepse unë jam mësuar me skenën, jam mësuar me fituesin, si duhet fituesi ta shijojë momentin e tij. E kam bërë me kastile, jam larguar. Për t’i lënë skenën fituesit që ta shijojë dhe të ketë momentin e saj të vetin. Kam shkuar tek familja ime sepse doja t’i shkoja pranë për t’i thënë të mos mërziteshin“, tha Miri.

Lini një Përgjigje