Tronditet Laçi! Shpërthim me tritol në derën e një dyqani, vetëm dëme materiale

Tronditet Laçi! Shpërthim me tritol në derën e një dyqani, vetëm dëme materiale

Pikat kryesore

  • Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në Laç.
  • Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00, ku dyshohet se është përdorur tritol.
  • “ Rreth orës 03:00, në qytetin e Laçit, në qepenin e derës së një dyqani që ndodhet në një kompleks shërbimesh, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në Laç. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00, ku dyshohet se është përdorur tritol. Ende nuk dihen rrethanat e plota të shpërthimit, por raportohet se nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale Lënda plasëse është vendosur në qepenin e derës së një dyqani që ndodhet në një kompleks shërbimesh Forcat e policisë janë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e incidentit, ndërsa po punohet për identifikimin e autorëve dhe objektivit të sulmit. “ Rreth orës 03:00, në qytetin e Laçit, në qepenin e derës së një dyqani që ndodhet në një kompleks shërbimesh, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Nën drejtimin e Prokurorisë, po kryhen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve ”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lini një Përgjigje