Tre mesazhe dhe një akt i McAllister Vizita e David McAllister nuk

Tre mesazhe dhe një akt i McAllister Vizita e David McAllister nuk

Pikat kryesore

  • Vizita e David McAllister nuk ishte episod ceremonial, por një akt i qartë rikalibrimi politik.
  • Siç dihet BE për vende që kandidat përdor kombinimin e shpërblimit (hapje kapitujsh) me monitorim të vazhdueshëm.
  • Pra, ndërsa qeveria komunikon progres teknik, Brukseli rikthen fokusin te standardet demokratike.

Vizita e David McAllister nuk ishte episod ceremonial, por një akt i qartë rikalibrimi politik. Tre mesazhet e përcjella nga kreu i Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian si: përgjegjësia politike në rastin Balluku, rënia në perceptimin e korrupsionit dhe harmonizimi i plotë me politikën e jashtme të BE-së i ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale janë forma klasike të politikave kushtëzuese. Siç dihet BE për vende që kandidat përdor kombinimin e shpërblimit (hapje kapitujsh) me monitorim të vazhdueshëm. Pra, ndërsa qeveria komunikon progres teknik, Brukseli rikthen fokusin te standardet demokratike. Konkretisht për kryeministrin Edi Ramën, mesazhi i parë ishte i natyrës institucional, mbrojtja politike e një figure ministrore nën hetim ose nën dyshim publik teston kufirin mes lojalitetit partiak dhe përgjegjësisë qeverisëse. E thënë ndryshe, stabiliteti i pushtetit nuk matet vetëm me numrat në parlamentar por edhe me aftësinë për të prodhuar distancë nga çdo risk që cënon reputacionin apo legjitimitetin e saj. Nëse qeveria perceptohet si mburojë politike për deputet apo ministrat dhe jo model transparencës ,llogaridhënies dhe bashkëpunimit me institucionet e drejtësis, atëherë kostoja e integrimit rritet. Së dyti, përkeqësimi i treguesve të korrupsionit duke nënkuptuar hendekun e madh mes retorikës së modernizimit digjital dhe rezultateve të prekshme në luftën kundër korrupsionit. Ndërsa promovohen iniciativa teknologjike dhe figura të reja politike si simbol i transformimit administrativ, treguesit ndërkombëtarë japin një tablo më të ftohtë dhe kritike. Sipas raportit të vitit 2025 të publikuar nga Transparency International për Shqipërinë, vendi jo vetëm që nuk ka shënuar përmirësim në perceptimin e korrupsionit, por ka rënë me 11 vende krahasuar me një vit më parë. Kjo diferencë mes narrativës së digjitalizimit dhe performancës reale në integritet institucional ngre pikëpyetje mbi efektivitetin e reformave dhe mbi aftësinë e tyre për të prodhuar besim publik të qëndrueshëm. Së treti, ndryshimet e përshpejtuara në Kodin e Procedurës Penale përbëjnë një tjetër pikë tensioni mes qeverisë dhe BE. Reforma ligjore në kontekst integrimi duhet të kalojë nëpër tri filtra, konsultim, proporcionalitet dhe koherencë me acquis communautaire. Shpejtësia pa konsensus politik krijon perceptimin e instrumentalizimit të procedurës. Në teorinë e “rule of law backsliding”, problem nuk është vetëm përmbajtja, por mënyra e miratimit. BE vëzhgon procesin po aq sa rezultatin.

Lini një Përgjigje