Tre kapituj në fazën përmbyllëse”, Pirdeni: Strategji e re për tërheqjen e ekspertëve në…

Tre kapituj në fazën përmbyllëse”, Pirdeni: Strategji e re për tërheqjen e ekspertëve në…

Pikat kryesore

  • “Ne po marrim masat për të garantuar që trupa aktuale e administratës t’i përgjigjet kësaj sfide, por njëkohësisht kemi nisur një proces vlerësimi për të identifikuar nevojat që duhen adresuar.
  • Ka fusha ku Shqipëria duhet të forcojë kapacitetet administrative dhe ato zbatuese të legjislacionit, ndaj po analizojmë se ku kemi ende nevojë të rrisim kapacitetet tona”, tha ministrja.
  • Pirdeni theksoi se rritja e atraktivitetit të administratës publike mbetet një nga prioritetet kryesore të qeverisë.

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, deklaroi se Shqipëria është e gatshme të mbyllë edhe kapituj të tjerë të negociatave me Bashkimin Europian, duke theksuar se tre prej tyre ndodhen në fazën përmbyllëse. Gjatë një deklarate për mediat, Pirdeni u shpreh se qeveria shpreson që procesi i negociatave të vijojë me të njëjtin ritëm, ndërsa po merren masa për të garantuar që administrata publike të jetë e përgatitur për sfidat e integrimit. “Ne po marrim masat për të garantuar që trupa aktuale e administratës t’i përgjigjet kësaj sfide, por njëkohësisht kemi nisur një proces vlerësimi për të identifikuar nevojat që duhen adresuar. Ka fusha ku Shqipëria duhet të forcojë kapacitetet administrative dhe ato zbatuese të legjislacionit, ndaj po analizojmë se ku kemi ende nevojë të rrisim kapacitetet tona”, tha ministrja. Pirdeni theksoi se rritja e atraktivitetit të administratës publike mbetet një nga prioritetet kryesore të qeverisë. Sipas saj, aktualisht ka mesatarisht 23 kandidatë për çdo vend vakant në administratë, por ende ka mungesë specialistësh në fusha të caktuara që lidhen drejtpërdrejt me procesin e integrimit europian dhe zbatimin e legjislacionit të Bashkimit Europian. Për këtë arsye, ministrja bëri të ditur se është duke u hartuar një strategji e dedikuar për rekrutimin e profesionistëve në profile ku administrata ka vështirësi për të gjetur burime njerëzore. “Synimi ynë është që në një periudhë afatmesme të kemi mundësi të rekrutojmë në administratën publike profesionistë në të gjithë spektrin e politikave publike që Shqipërisë i duhen si gjatë procesit të negociatave, ashtu edhe pas anëtarësimit në Bashkimin Europian”, u shpreh Pirdeni. Ministrja shtoi se një tjetër fokus i punës së institucionit që drejton është forcimi i kapaciteteve administrative në fushën e kontrollit, transparencës dhe llogaridhënies, si elementë thelbësorë për përmbushjen e standardeve europiane.

Lini një Përgjigje