Pikat kryesore
- Shkodra, një qytet me gjallëri, ku sheshet e hapësirat e argëtimit janë të mbushura me vizitorë vendas e të huaj, ndërsa ata që kryesojnë këtë vit janë australianët.
- Të ardhur nga Australia e largët, Shqipëria për ta është një destinacion që ruan ende autenticitetin dhe ofron eksperienca të veçanta larg turizmit masiv.
Shkodra, një qytet me gjallëri, ku sheshet e hapësirat e argëtimit janë të mbushura me vizitorë vendas e të huaj, ndërsa ata që kryesojnë këtë vit janë australianët. “Jam nga Melbourne, Australi.Më pëlqen shumë.Birra është e lirë.Ishim në Theth para disa ditësh dhe ishte e jashtëzakonshme.Notuam në Syrin e Kaltër dhe në lumenjtë përreth.Ka qenë noti më i bukur që kam bërë ndonjëherë në jetën time. E kam seriozisht” thotë ajo. Të ardhur nga Australia e largët, Shqipëria për ta është një destinacion që ruan ende autenticitetin dhe ofron eksperienca të veçanta larg turizmit masiv. Alpet Shqiptare, Thethi, Lumi i Shalës dhe Syri i Kaltër janë ndër vendet që kanë lënë mbresa të forta tek vizitorët, ndërsa kuzhina tradicionale dhe mikpritja e banorëve konsiderohen ndër elementët që e bëjnë udhëtimin edhe më të veçantë.