Tranzicion pa prag apo demokraci me prag? Ideja e pragut 4 është

Tranzicion pa prag apo demokraci me prag? Ideja e pragut 4 është

Pikat kryesore

  • Ideja e pragut 4% është kthyer në kryefjalën e të gjitha debateve politike lidhur me kodin e ri zgjedhor.

Ideja e pragut 4% është kthyer në kryefjalën e të gjitha debateve politike lidhur me kodin e ri zgjedhor. Ky i fundit mund të sjellë ndryshime rrënjësore në arkitekturën e sistemit zgjedhor aktual shqiptar, që e ka zanafillën në marrëveshjen famëkeqe Rama-Berisha të vitit 2008, e cila e kaloi sistemin zgjedhor shqiptar nga ai “mixed member” me mazhoritarin që zgjidhte 100 deputetë, tek proporcionali rajonal me lista të mbyllura. Sistemi aktual shqiptar, i cili nga viti 2008 ka pësuar ndryshime inkrementale, duke përfshirë moslejimin e koalicioneve që nga viti 2020, dhe hapjen e pjesshme të listave para zgjedhjeve të vitit 2025, në parim ka akumuluar ankesa nga partitë e reja, por edhe nga faktori ndërkombëtar, si një sistem që ka rrënjosur bipartitizmin në Shqipëri, duke frakturuar përfaqësimin e gjithanshëm dhe të qenësishëm të të gjithë segmenteve të elektoratit shqiptar. Kjo e fundit nuk është thjesht thagmë propagandistike, por realitet praktik duke parë rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit 2025, në të cilat partitë e reja, fort të lartësuara nga tamtamet mediatike, morën vetëm 4 mandate.

Lini një Përgjigje