Pikat kryesore
- Kryeministri Edi Rama ka komentuar raportin me Erion Braçen dhe zërat për tensione brenda Partisë Socialiste, duke theksuar se deputeti socialist ka qenë gjithmonë i njëjtë në qëndrimet e tij.
- I pyetur gjatë intervistës te “Koha Jonë”, për deklaratat dhe qëndrimet e fundit të Braçes, si edhe për raportet mes figurave të PS-së, Rama tha se nuk sheh asgjë të re në sjelljen e tij.
- Deklarata erdhi pasi Nikollë Lesi përmendi një status të Elisa Spiropalit dhe raportet e Braçes me Ogerta Manastirliun.
Kryeministri Edi Rama ka komentuar raportin me Erion Braçen dhe zërat për tensione brenda Partisë Socialiste, duke theksuar se deputeti socialist ka qenë gjithmonë i njëjtë në qëndrimet e tij. I pyetur gjatë intervistës te “Koha Jonë”, për deklaratat dhe qëndrimet e fundit të Braçes, si edhe për raportet mes figurave të PS-së, Rama tha se nuk sheh asgjë të re në sjelljen e tij. Deklarata erdhi pasi Nikollë Lesi përmendi një status të Elisa Spiropalit dhe raportet e Braçes me Ogerta Manastirliun. Megjithatë Rama mohoi çdo zë për përçarje brenda Partisë Socialiste. Pjesë nga intervista: Nikollë Lesi: Tani u more me opozitën, ke qejf ta përqeshësh boll opozitën. Tani në PS, çfarë ndodh në PS? Ka ndonjë kështu, ndonjë fraksion ndonjë kështu, se ka disa emra që…Pashë një status të Elisa Spiropalit që ishte thumbues, i shkruar shumë bukur me ChatGPT besoj, se ishte shkruar shumë bukur; Erion Braçe që nuk pranon Ogerta Manastirliun. Ka Kazani? Dhe ‘’kazani’’ te PS-ja ka filluar të zieje pak besoj. Kryeministri Edi Rama: Unë di që Erion Braçja ka qenë ai që është dhe thotë, do mbetet ky që është, këtë di unë. Nuk më duket se ka ndonjë gjë të re në kuptimin që ai ashtu ka qenë, ashtu është, ashtu do jetë dhe ashtu duhet të jetë. Është ekzaktësisht një njeri që është vetvetja dhe s’ka asnjë gjë për tu çuditur. Është vetvetja. Ashtu është ai.