Pikat kryesore
- “Tryeza e radhës me përfaqësues të Shoqatave të Transportit Urban dhe Interurban, me fokus mbi situatën e krijuar së fundmi nga rritja e çmimit të karburanteve.
- Qeveria Shqiptare do të subvencionojë transportin publik, duke rikthyer në normalitet këtë shërbim të domosdoshëm për qytetarët.
Shërbimi i Transportit publik do i rikthehet normalitetit. Ministri për Infrastrukturën dhe energjinë Enea Karakaçi ka bërë me dije se qeveria do ta subvencionojë transportin publik, për ta rikthyer shërbimin në normalitet, pas rekturimit me 40% të flotës së autobusëve si pasojë e krizës së çmimit të naftës. “Tryeza e radhës me përfaqësues të Shoqatave të Transportit Urban dhe Interurban, me fokus mbi situatën e krijuar së fundmi nga rritja e çmimit të karburanteve. Qeveria Shqiptare do të subvencionojë transportin publik, duke rikthyer në normalitet këtë shërbim të domosdoshëm për qytetarët. Bashkë për të kapërcyer çdo sfidë.” , shkruan ministri.