Pikat kryesore
Përzgjedhësi i Kombëtares së Sllovenisë, Matjaz Kek, ka folur një ditë para përballjes me Kosovën. Kosova dhe Sllovenia do të ballafaqohen nesër mbrëma në ‘Fadil Vokrri’ në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026. Tekniku i Sllovenisë pret një ndeshje të fortë fizike dhe me shumë duele, duke theksuar se ekipi i tij duhet të tregojë përqendrim maksimal për të shmangur surprizat. “Kjo do të jetë një sfidë me shumë duele dhe agresivitet. E dimë që Kosova ka nevojë për pikë dhe do të luajë me motiv të madh. Ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe të tregojmë nivelin e duhur, përndryshe ndëshkimi vjen shpejt”, ka thënë Kek. “Futbolli do të vazhdojë edhe pas këtyre ndeshjeve. Kemi një grup që po ndryshon, disa munguan në Evropian, por ata që janë këtu kanë treguar se e meritojnë. Nëse luajmë me kujdes dhe përkushtim, mund të marrim rezultat pozitiv,” theksoi trajneri slloven. UNI – Universum International College, powered by Arizona State University, ka hapur zyrtarisht Vitin Brendi i njohur Prince Caffe, pjesë e Devolli Corporation, po prezantohet me sukses në edicionin e 30 10/09/2025 17:15 Trajneri i Sllovenisë: E dimë që Kosova ka nevojë për pikë dhe do të luajë me motiv të madh 10/09/2025 15:35 Barça e Villarreal pritet të fitojnë deri në 7 milionë euro për ndeshjen në Miami 10/09/2025 15:12 Serbia thotë se ka arrestuar një shqiptar, iu gjetën flamuj e bluza me mbishkrimin UÇK, dyshohet se do të përdoreshin në ndeshjen Serbi-Shqipëri