Pikat kryesore
- Trajneri i Elbasanit: Respekt për Vorën, por duam fitoren Trajneri i Elbasanit, Ivan Gvozdenoviç dha mendimin e tij para ndeshjes ndaj Vorës.
- Por ne jemi gati dhe do të zbresim në fushë, duke synuar maksimumin e pikëve.
- Kampionati është shumë i gjatë, nuk kemi arritur akoma në gjysmën e tij.
Trajneri i Elbasanit: Respekt për Vorën, por duam fitoren Trajneri i Elbasanit, Ivan Gvozdenoviç dha mendimin e tij para ndeshjes ndaj Vorës. “Vora është një kundërshtar që meriton respekt. Kanë zhvilluar disa ndeshje të mira javët e fundit. Por ne jemi gati dhe do të zbresim në fushë, duke synuar maksimumin e pikëve. Jemi euforikë, por jemi me këmbë në tokë. Të gjithë bashkë, si skuadër dhe drejtues. Kampionati është shumë i gjatë, nuk kemi arritur akoma në gjysmën e tij. Jam shumë i kënaqur me skuadrën për atë që ka treguar deri më tani. Kampion dimri? Ne jemi ambiciozë, por nuk mund të flasim tani për tituj. Mendojmë vetëm për ndeshjen e radhës. Mendojmë vetëm për Vorën. Ti marrim ndeshjet 1 nga 1 dhe ndoshta në 24 dhjetor mund të qesh edhe unë pak”, -tha ai. loading…