Pikat kryesore
- ROSKOVEC- Banorët në fshatin Vidhisht të Roskovecit u zgjuan këtë të shtunë në heshtje dhe zi.
- Të afërm, fqinj dhe banorë të zonës po i bashkohen familjes në këtë ditë zie, ndërsa ngjarja ka lënë pas dhimbje të thellë dhe ka tronditur mbarë komunitetin.
- Për shkak të frikës nga një konflikt i mundshëm mes familjeve, familjarët e autorit Buzi e tërhoqën trupin e 35-vjeçarit vetëm sot në mëngjes, nga frika për hakmarrje.
ROSKOVEC- Banorët në fshatin Vidhisht të Roskovecit u zgjuan këtë të shtunë në heshtje dhe zi. Të afërm të familjes Plaka kanë hapur dyert e mortit për t’i dhënë lamtumirën e fundit çiftit bashkëshortor Kosta dhe Belere Plaka, që humbën jetën tragjikisht një ditë më parë, pasi u vranë nga ish-dhëndri i tyre, Refit Buzi. Të afërm, fqinj dhe banorë të zonës po i bashkohen familjes në këtë ditë zie, ndërsa ngjarja ka lënë pas dhimbje të thellë dhe ka tronditur mbarë komunitetin. Për shkak të frikës nga një konflikt i mundshëm mes familjeve, familjarët e autorit Buzi e tërhoqën trupin e 35-vjeçarit vetëm sot në mëngjes, nga frika për hakmarrje. Ceremonia e varrimit për çiftin bashkëshortor u zhvillua këtë të shtunë në 11, ndërsa varrimi i autorit të dyshuar është planifikuar të mbahet të dielën në orën 10:00. Vendimi është marrë për të shmangur çdo tension mes familjeve, pasi ato jetojnë në të njëjtën zonë dhe ceremonitë zhvillohen në të njëjtat varreza. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! VIDEO/ Operacioni “Fast”, kapet në Kavajë 26-vjeçari i në kërkim ndërkombëtar AMP sekuestron armën e policit/ Konflikti në Durrës, i përfshirë edhe i kërkuari i SPAK Rumania ngre alarmin, F-16 rrëzon dronin e dytë pas shkeljes së hapësirës ajrore