Pikat kryesore
- Policia e Tiranës njoftoi se janë sekuestruar një “Audi A6” dhe një “Audi A5”, me vlerë totale rreth 105 000 euro.
- Kjo masë vjen pas sekuestrimit të dy automjeteve të tjera një ditë më parë, me vlerë 110 000 euro, duke e çuar në katër numrin e makinave të bllokuara në kuadër të operacionit.
- Sipas Specialistëve të Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, hetimet kanë çuar në identifikimin dhe në kërkim të dy shtetasve: -V.
Trafikonin automjete të vjedhura drejt Shqipërisë, sekuestrohen dy makinat me vlerë mbi 100 mijë euro në Tiranë Operacioni policor i koduar “Stolen Line”, i nisur një ditë më parë, ka vijuar edhe sot me sekuestrimin e dy automjeteve të tjera luksoze, të dyshuara si të trafikuara drejt Shqipërisë. Policia e Tiranës njoftoi se janë sekuestruar një “Audi A6” dhe një “Audi A5”, me vlerë totale rreth 105 000 euro. Kjo masë vjen pas sekuestrimit të dy automjeteve të tjera një ditë më parë, me vlerë 110 000 euro, duke e çuar në katër numrin e makinave të bllokuara në kuadër të operacionit. Sipas Specialistëve të Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, hetimet kanë çuar në identifikimin dhe në kërkim të dy shtetasve: -V. M(L)., i dyshuar për trafikimin e automjetit “Audi A6”, i vjedhur në Gjermani dhe i sjellë në Shqipëri për t’u shitur; -J. C., i dyshuar për trafikimin e “Audi A5”, automjet që rezulton i vjedhur në Bullgari.