Trump vijon ironitë ndaj Melonit: Më kërkoi një bashkë, pranova vetëm nga keqardhja

Trump vijon ironitë ndaj Melonit: Më kërkoi një bashkë, pranova vetëm nga keqardhja

Pikat kryesore

  • “Ndoshta është e lumtur që kam folur me të, por nuk isha i detyruar”, u shpreh Trump.
  • Ai shtoi gjithashtu se Meloni i kishte kërkuar të dilnin në një foto së bashku dhe, me ton ironik, tha se kishte pranuar vetëm sepse i kishte ardhur keq.
  • Gjatë intervistës me gazetaren Daniele Compatangelo, Trump iu përgjigj edhe pyetjeve për luftën në Ukrainë dhe mundësinë e anëtarësimit të saj në Bashkimin Evropian.

Donald Trump, presidenti i Shteteve të Bashkuara, bëri komente të ashpra gjatë një telefonate për emisionin “L’Aria che tira” në televizionin La7, ku u ndal te raporti i tij me kryeministren italiane Giorgia Meloni, si edhe te disa zhvillime ndërkombëtare. “Ndoshta është e lumtur që kam folur me të, por nuk isha i detyruar”, u shpreh Trump. Ai shtoi gjithashtu se Meloni i kishte kërkuar të dilnin në një foto së bashku dhe, me ton ironik, tha se kishte pranuar vetëm sepse i kishte ardhur keq. Gjatë intervistës me gazetaren Daniele Compatangelo, Trump iu përgjigj edhe pyetjeve për luftën në Ukrainë dhe mundësinë e anëtarësimit të saj në Bashkimin Evropian. Sipas tij, ai nuk është drejtpërdrejt i përfshirë në këtë çështje, ndërsa theksoi se pozicioni i SHBA-së është në favor të “paqes”. Në vijim të bisedës, ai u rikthye sërish te raporti me Melonin, duke përmendur takimin e tyre në samitin e G7. Trump ironizoi mënyrën e ndërveprimit mes tyre dhe në një moment tha se Italia “e kishte braktisur” në disa çështje ndërkombëtare. Trump kritikoi edhe politikat e Bashkimit Evropian në fushën e energjisë dhe migracionit, të cilat i cilësoi si të dështuara. Ai paralajmëroi se, në rast se këto probleme mbeten pa zgjidhje, e ardhmja e Evropës mund të përballet me pasoja serioze.

Lini një Përgjigje