Totali s’është i barabartë me fraksionin e totalit… Sipas një studimi të botuar

Totali s’është i barabartë me fraksionin e totalit… Sipas një studimi të botuar

Pikat kryesore

  • Në vendet në zhvillim, “thithja” nga korrupsioni është më e lartë (kuptohet vetvetiu).
  • Le të hamendësojmë për një çast se “norma e korrupsionit” në Shqipëri ka qenë deri më sot në intervalin 15%-20% (në mungesë të një studimi rigoroz për këtë problem në invesitmet për infrastukturën shqiptare).
  • Ndërkohë, shqetësimi është se opozita dhe mediat nuk flasin me fraksione projektesh, por me totalet e tyre!!!

Sipas një studimi të botuar në Foundations of the Future, (https://www.worldscientific.com/doi/10.1142/9789811218040_0009?srsltid=AfmBOoqJnMevjFUEj4GkOËriZu1sC-uBN04lqz5Ze2VK-Uh5H15V68xm ), 10% të kostove të infrastukturës mesatarisht në gjithë botën “i thith” korrupsioni. Në vendet në zhvillim, “thithja” nga korrupsioni është më e lartë (kuptohet vetvetiu). Le të hamendësojmë për një çast se “norma e korrupsionit” në Shqipëri ka qenë deri më sot në intervalin 15%-20% (në mungesë të një studimi rigoroz për këtë problem në invesitmet për infrastukturën shqiptare). Ndërkohë, shqetësimi është se opozita dhe mediat nuk flasin me fraksione projektesh, por me totalet e tyre!!! Kështu, kur përfundoi autostrada Rrëshen-Kalimash, opozita e atëhershme dhe mediat pranë saj citonin koston totale të rrugës (1.3 miliardë dollarë), e jo shumën 200 milionë dollarë mbi koston reale të projektit, për të cilën prokuroria akuzoi Lulzim Bashën. (Shembuj të tillë gjenden me bollëk deri më 2013) Duke ardhur në ditët e sotme, opozita e tanishme dhe mediat pranë saj, i raportojnë 190 milionë eurot e projektit të LLogarasë si të futura në xhepin e Ballukut. Sikur rruga dhe tuneli, ku kalojnë mijra automjete në ditë atje, të mos ekzistonin fare… I njëjti problem me Unazën e Madhe të Tiranës. Opozita e tanishme dhe mediat pranë saj, i raportojnë (me spond) 400 milionë eurot e shpenzuara atje si të përkthyera në 400 vila të Ballukut. Sikur Unaza e Madhe e Tiranës, ku kalojnë dhjetra mijra automjete në ditë, të mos ekzistonte fare…

Lini një Përgjigje