Pikat kryesore
- Mirëpo, ne këtu shumica absolute jemi furraxhi, edhe janë shumë të tjerë që janë furraxhi.
- Ajo është një traditë e jona familjare, regjionale, ajo traditë neve na ka bë të suksesshëm në biznes,” ka deklaruar Totaj.
- Ai shtoi se puna, përkushtimi dhe vlerat që përfaqësojnë hasjanët dhe furraxhitë janë themeli i zhvillimit të Prizrenit.
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka reaguar pas një deklarate përçmuese që, sipas tij, është bërë nga një ish-partner koalicioni, duke vlerësuar se fyerje të tilla ndaj traditave të ndershme punëtore janë në kundërshtim me shpirtin e qytetit të Prizrenit. Mirëpo, ne këtu shumica absolute jemi furraxhi, edhe janë shumë të tjerë që janë furraxhi. Ajo është një traditë e jona familjare, regjionale, ajo traditë neve na ka bë të suksesshëm në biznes,” ka deklaruar Totaj. Ai shtoi se puna, përkushtimi dhe vlerat që përfaqësojnë hasjanët dhe furraxhitë janë themeli i zhvillimit të Prizrenit. “Prandaj konsideroj se me votë do t’i japim përgjigjen ma të mirë të mundshme, që furraxhitë edhe hasjanët, përveç që dinë me punu, dinë me fitu vet, dinë me mbajtë vet familjen edhe veten, dinë edhe politikisht me u organizu, edhe dinë me identifiku se cilët duhen me udhëheqë këtë qytet edhe katër vitet e ardhshme,” tha Totaj. Në fund, ai theksoi se fushata e tij do të vazhdojë të bazohet në punë konkrete, respekt dhe unitet qytetar, jo në ndasi apo fyerje. 🏡 Zgjedhja e sotme është një investim 11/05/2025 21:07 Tragjedi në Tetovë: Gjendet e vdekur një 25-vjeçare nga Kosova 11/05/2025 21:05 “Çdo veprim i Kurtit lidhet edhe me fatin e presidentes pas mandatit”, thotë Mushkolaj 11/05/2025 21:01 Syla i OVL’së: Kur u drejtuam tek ambasadorët nuk na është thanë që u interesu dikush më herët – Nuk është e vërtetë ajo që thotë kryeministri