Aktorja katalanase Úrsula Corberó, e cila ka fituar famë për rolin e saj si “Tokyo” në serialin e njohur “Money Heist”, ka ndarë një lajm emocionues me ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Ajo ka njoftuar se është në pritje të fëmijës së saj të parë me partnerin, aktorin dhe producentin argjentinas Chino Darín. “Kjo nuk është inteligjencë artificiale”, shkruante Corberó në postimin e saj, duke shoqëruar mesazhin me simbole gëzimi dhe emocion. Publikimi i saj ka marrë mijëra pëlqime brenda disa minutash. Çifti ka qenë së bashku që nga viti 2015, kur u takuan gjatë xhirimeve të serialit “La Embajada”. Historia e tyre e dashurisë është ndjekur me vëmendje nga fansat, të cilët i konsiderojnë si një nga çiftet më tërheqëse të kinemasë hispanike. Njoftimi për shtatzëninë ka shkaktuar një valë urimesh dhe komentesh pozitive nga publiku, duke u transformuar në një nga temat më të diskutuara në platforma sociale.
Tokyo: Úrsula Corberó njofton shtatzëninë e saj të parë