Tirana – Partizani derbi i shumë problemeve, nis futja e tifozëve në stadiumin ‘Air…

Tirana – Partizani derbi i shumë problemeve, nis futja e tifozëve në stadiumin ‘Air…

Pikat kryesore

  • Forma e dy skuadrave nuk është ajo e një përballje kalibri si kjo, çka mund të ketë detyruar tifozët t’i qëndrojnë larg shkallëve të stadiumit.
  • Nuk priten më shumë se 4 mijë tifozë sot në impiant, duke e bërë duelin e sotëm ndeshjen më pak të ndjekur mes tyre në histori.
  • Një orë para sfidës ka nisur edhe futja e tifozëve në stadium.

Forma e dy skuadrave nuk është ajo e një përballje kalibri si kjo, çka mund të ketë detyruar tifozët t’i qëndrojnë larg shkallëve të stadiumit. Nuk priten më shumë se 4 mijë tifozë sot në impiant, duke e bërë duelin e sotëm ndeshjen më pak të ndjekur mes tyre në histori. Një orë para sfidës ka nisur edhe futja e tifozëve në stadium. Pas 14 ndeshjeve të luajtura, Tirana me vetëm 7 pikë mban vendin e fundit në renditje dhe fitoren e vetme të sezonit e ka pikërisht kundër Partizanit në derbin e fazës së parë. Partizani nga ana tjetër me 17 pikë mban pozitën e gjashtë, me nëntë pikë më pak se kryesuesit e AF Elbasanit. Dueli i sotëm do të jetë përballja e 210-të në historinë mes tyre, në të gjitha kompeticionet. Në bilancin e përgjithshëm, të kuqtë e Partizanit numërojnë 82 fitore, 65 barazime dhe 62 fitore janë për bardheblutë. Kjo epërsi vjen kryesisht nga rezultatet e arritura në kampionat, në të cilin Partizani në 179 ndeshje ka arritur 73 fitore, 57 janë barazime, ndërsa 49 janë fitoret e Tiranës. Në ndeshjet për Kupën e Shqipërisë, bilanci është më pozitiv për bardheblutë që në 29 ndeshje kanë fituar 13, barazuar 8 dhe 8 ndeshje janë fituar nga të kuqtë. Gjithashtu të dyja klubet kanë luajtur edhe një ndeshje finale në Superkupën e Shqipërisë më 17 gushtin e 2004, të fituar nga Partizani me rezultatin 2-0. Dy ndeshjet e fundit janë fituar nga Tirana, të dyja me rezultatin e njëjtë 3-0.

Lini një Përgjigje