Territorialja dhe Zgjedhorja, Spaho: Deputetët që kundërshtuan Berishën shmangën pasoja…

Territorialja dhe Zgjedhorja, Spaho: Deputetët që kundërshtuan Berishën shmangën pasoja…

Pikat kryesore

  • PD do të marrë pjesë në Komisionet për Reformën Territoriale dhe atë Zgjedhore, edhe pse më parë kishin qëndrim për bojkot.
  • Ish-deputeti i PD-së, Edmond Spaho thotë se tërheqja nga ideja e bojkotit erdhi pas kundërshtimit të fortë nga një grup deputetësh, të cilët sipas tij shmangën pasoja të rënda për PD-në dhe vendin.
  • Spaho thekson se ky qëndrim dëshmoi se në opozitë ka ende figura me parime dhe përgjegjësi politike.

PD do të marrë pjesë në Komisionet për Reformën Territoriale dhe atë Zgjedhore, edhe pse më parë kishin qëndrim për bojkot. Ish-deputeti i PD-së, Edmond Spaho thotë se tërheqja nga ideja e bojkotit erdhi pas kundërshtimit të fortë nga një grup deputetësh, të cilët sipas tij shmangën pasoja të rënda për PD-në dhe vendin. Spaho thekson se ky qëndrim dëshmoi se në opozitë ka ende figura me parime dhe përgjegjësi politike. “Dje pati dy zhvillime të rëndësishme nga fronti i Partisë Demokratike. Fillimisht, PD deklaroi se bojkoti i reformës territoriale do të diskutohej në Kryesi dhe se më pas do të merrej një vendim për qëndrimin e mëtejshëm. Më vonë, u njoftua se nuk do të ketë bojkot dhe se PD do të vazhdojë të jetë pjesë e reformës territoriale. Udhëheqja e PD-së dhe Kryetari u tërhoqën pasi panë se sa shumë deputetë iu kundërvunë bojkotit, i cili do të kishte pasoja të rënda jo vetëm për PD-në, por edhe për vendin. Deputetët që kundërshtuan dje kanë bërë një shërbim të madh për Partinë Demokratike dhe për Shqipërinë. Ata treguan se në opozitë ka ende njerëz me parime dhe se jo të gjithë janë të interesuar vetëm për karrige. Shumica e atyre që kundërshtuan vijnë nga Rithemelimi, çka tregon se kjo lëvizje nisi si një përpjekje për transformimin e PD-së në një parti me rregulla, parime, program dhe meritokraci. Fatkeqësisht, këto parime u lanë rrugës për shkak të drejtuesve, të cilët zgjodhën interesa të tjera mbi ato të PD-së dhe të shoqërisë. Të flasësh hapur në PD, ndryshe nga sa predikon udhëheqja dhe Kryetari, është një akt vetëflijimi politik. Kush ka folur është përjashtuar nga studiot televizive ose është vetëpërjashtuar. Këtë e them me bindje personale, pasi jam përjashtuar nga PD në tetor 2021, kur ndoqa me vendosmëri Rithemelimin, si dhe jam shkarkuar nga detyra e Drejtuesit Politik të Korçës pa asnjë shpjegim, në prag të zgjedhjeve të vitit 2025.

Lini një Përgjigje