Terminal, Vini re!” mbyll Javën e Europës, Gonzato: Shqiptarët po kontribuojnë në vend

Terminal, Vini re!” mbyll Javën e Europës, Gonzato: Shqiptarët po kontribuojnë në vend

Pikat kryesore

  • Java e Europës u përmbyll me veprimtarinë tre-ditore “Terminal: Vini re, vini re!”, e cila e ktheu godinën e stacionit të trenit në Shkodër, prej vitesh jashtë funksionit, në një hapësirë arti dhe reflektimi.
  • Të pranishëm në këtë aktivitet ishin ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, drejtues të Hekurudhës Shqiptare dhe të tjerë.
  • Duke iu referuar simbolikës së stacioneve si vende largimi dhe emigrimi, ambasadori Gonzato theksoi se “ Stacione të tilla mbartin histori largimi dhe emigrimi të qindra mijëra shqiptarëve.

Java e Europës u përmbyll me veprimtarinë tre-ditore “Terminal: Vini re, vini re!”, e cila e ktheu godinën e stacionit të trenit në Shkodër, prej vitesh jashtë funksionit, në një hapësirë arti dhe reflektimi. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, drejtues të Hekurudhës Shqiptare dhe të tjerë. Duke iu referuar simbolikës së stacioneve si vende largimi dhe emigrimi, ambasadori Gonzato theksoi se “ Stacione të tilla mbartin histori largimi dhe emigrimi të qindra mijëra shqiptarëve. Por ka edhe shumë prej atyre që janë kthyer dhe jam i sigurt se do të vazhdojnë të kthehen, sepse vetëm kështu mund të japin kontributin e tyre për të ardhmen e Shqipërisë, një Shqipëri që, ashtu siç e dëshirojmë të gjithë, do të jetë pjesë e Bashkimit Europian .” Ndërkohë, drejtori i përgjithshëm i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho, bëri të ditur: “ Besoj dhe shpresoj që në vitin 2030 të kemi një linjë që lidh Tiranën me Shkodrën dhe me Malin e Zi .” Projekti artistik “Terminal: Vini re, vini re!”, i ideuar dhe organizuar nga këngëtarja Eda Zari dhe gazetarja Eda Elbasani, në bashkëpunim me artistë dhe kontribues të tjerë, e ktheu për disa ditë stacionin e heshtur të trenit në Shkodër në një hapësirë dialogu, reflektimi dhe shprese për rikthimin e trenit në jetën e qytetit.

Lini një Përgjigje