Pikat kryesore
- Lëkundje tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e së mërkurës në Shqipëri.
- Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë fort në katet e larta të qyteteve Korçë e Bilisht.
- Në video duket momenti i tërmetit i kapur nga një kamera sigurie.
Lëkundje tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e së mërkurës në Shqipëri. Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë fort në katet e larta të qyteteve Korçë e Bilisht. Siç shihet edhe nga pamjet, lëkundja ka qenë e fortë. Në video duket momenti i tërmetit i kapur nga një kamera sigurie. Agjencia e Mbrojtjes Civile të mërkurën bëri me dije përmes një njoftimi se, lëkundjet me magnitudë 4,1 të shkallës Rihter u regjistruan në ora 19:50, në qarkun Korçë. Epiqendra e tërmetit ishte në zonën Hoçisht- Bilisht- Korçë, sipas të dhënave të Institutit të Gjeoshkencave në thellësi 5-15 km. Pas lëkundjet kanë vijuar deri në orët e vona të natës duke i lënë banorët në frikë për ndonjë tërmet më të fortë.