Tentoi të vriste nënën e bashkëjetueses duke e përplasur me makinë, arrestohet 28-vjeçari…

Tentoi të vriste nënën e bashkëjetueses duke e përplasur me makinë, arrestohet 28-vjeçari…

Pikat kryesore

  • Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën e bashkëjetueses së tij, duke e përplasur me automjet pas një konflikti për motive familjare.
  • Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:05 në lagjen “Skënderbeg” të Lezhës.
  • I riu, i identifikuar si Cuf Behi, banues në Tiranë, kishte shkuar për të marrë bashkëjetuesen e tij.

Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën e bashkëjetueses së tij, duke e përplasur me automjet pas një konflikti për motive familjare. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:05 në lagjen “Skënderbeg” të Lezhës. I riu, i identifikuar si Cuf Behi, banues në Tiranë, kishte shkuar për të marrë bashkëjetuesen e tij. Në atë moment kanë dalë familjarët e saj dhe, pas një konflikti të lidhur me marrëdhëniet familjare, ai dyshohet se ka përplasur me automjet nënën e saj, 43 vjeçe, duke i shkaktuar dëmtime trupore. Pas ngjarjes, 28-vjeçari u largua nga vendi, por u lokalizua dhe u vu në pranga në kuadër të operacionit policor të koduar “Reagimi”. Ai akuzohet për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë. E dëmtuara u transportua në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku vijon të marrë trajtim mjekësor. Në cilësinë e provës materiale, Policia ka sekuestruar automjetin e përdorur në ngjarje, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje