Rama fton qytetarët në Banjat e Bënjës: Çdo fundjavë në Përmet, do t’ju lindë dëshira të…

Rama fton qytetarët në Banjat e Bënjës: Çdo fundjavë në Përmet, do t’ju lindë dëshira të…

Pikat kryesore

  • Kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook pamje nga atmosfera festive në Banjat e Bënjës, në Përmet, duke e cilësuar zonën si një prej destinacioneve që po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë.
  • Në postimin e tij, Rama thekson se Bënja është shndërruar në një oaz natyre dhe turizmi, duke kujtuar se dikur zona përballej me mungesë infrastrukture dhe hapësirash për vizitorët.
  • “Banjat e Bënjës mbrëmë, me energjinë e festës që ndezi këtë oaz natyre e turizmi, ku deri dje ankoheshim, me të drejtë, se s’kishe ku të ecje e as ku të uleshe.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook pamje nga atmosfera festive në Banjat e Bënjës, në Përmet, duke e cilësuar zonën si një prej destinacioneve që po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë. Në postimin e tij, Rama thekson se Bënja është shndërruar në një oaz natyre dhe turizmi, duke kujtuar se dikur zona përballej me mungesë infrastrukture dhe hapësirash për vizitorët. “Banjat e Bënjës mbrëmë, me energjinë e festës që ndezi këtë oaz natyre e turizmi, ku deri dje ankoheshim, me të drejtë, se s’kishe ku të ecje e as ku të uleshe. Sot festa vazhdon, prandaj ejani në Bënjë dhe ejani në #Përmet çdo fundjavë, sepse çdo fundjavë do t’ju lindë dëshira të ktheheni sërish”, shkruan Rama në Facebook. Kryeministri ftoi qytetarët dhe turistët të vizitojnë Bënjën dhe Përmetin gjatë fundjavave, duke promovuar potencialin turistik të zonës dhe aktivitetet që zhvillohen gjatë sezonit veror. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Evakuohen 2,500 marinarë nga Ngushtica e Hormuzit Tiranë/ Pas konfliktit me pronarin qëlloi me kallashnikov drejt një servisi celularësh, arrestohet autori EMRAT/ Goditen dy raste të kultivimit të kanabisit në Shkodër, 2 të arrestuar

Lini një Përgjigje