OBRM-PDUKM akuzon LSDM-në dhe BDI-në se po pengojnë reformat edhe nga opozita

OBRM-PDUKM akuzon LSDM-në dhe BDI-në se po pengojnë reformat edhe nga opozita

Pikat kryesore

  • Nga kjo parti thonë se LSDM dhe BDI duhet ta kuptojnë qartë se bëhet fjalë për reforma që janë në dobi të qytetarëve dhe të shtetit, e jo për çështje politike.
  • “Për këtë shkak, me këto veprime, LSDM dhe BDI nuk ia mendojnë mirë Maqedonisë dhe këtë qytetarët e dinë”, thonë nga OBRM-PDUKM.
  • Më tej, ata theksojnë se këto dy parti kanë qenë në Qeveri për 7 vite dhe, sipas tyre, nuk kanë realizuar asnjë reformë.

OBRM-PDUKM, përmes një kumtese, ka akuzuar LSDM-në dhe BDI-në se edhe pasi kanë kaluar në opozitë nuk po japin kontribut në proceset reformuese, por me veprimet e tyre po vazhdojnë të bllokojnë ligjet që janë pjesë e agjendës së reformave. Nga kjo parti thonë se LSDM dhe BDI duhet ta kuptojnë qartë se bëhet fjalë për reforma që janë në dobi të qytetarëve dhe të shtetit, e jo për çështje politike. “Për këtë shkak, me këto veprime, LSDM dhe BDI nuk ia mendojnë mirë Maqedonisë dhe këtë qytetarët e dinë”, thonë nga OBRM-PDUKM. Më tej, ata theksojnë se këto dy parti kanë qenë në Qeveri për 7 vite dhe, sipas tyre, nuk kanë realizuar asnjë reformë.

Lini një Përgjigje