Pikat kryesore
- Tentoi të nxirrte nga Shqipëria, 22 250 euro, pa i deklaruar, procedohet penalisht 54-vjeçari.
- Në vijim të punës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetasit D.
- H., ku u gjetën 22 250 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar konform ligjit.
Tentoi të nxirrte nga Shqipëria, 22 250 euro, pa i deklaruar, procedohet penalisht 54-vjeçari. Sekuestrohet shuma e parave. Në vijim të punës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetasit D. H., ku u gjetën 22 250 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar konform ligjit. Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasin D. H., 54 vjeç, banues në Elbasan. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Shefi i NATO: Përpjekjet e SHBA për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë do të rivendosin paqen në Evropë Ronaldo apo e majta “vrasëse”/ Portugezi ka shënuar 182 gola me këmbën “e keqe” në karrierë