Tender i ri për punësime të përkohshme në Tetovë, emrat mbeten ‘sekret’, Kasami: Nuk mund…

Tender i ri për punësime të përkohshme në Tetovë, emrat mbeten ‘sekret’, Kasami: Nuk mund t’i publikojmë Komuna e Tetovës ka hapur edhe një tender të ri për punësime të përkohshme, ndonëse për këtë vit ka të nënshkruar një kontratë me agjenci private në vlerë prej 34,9 milionë denarë.

Nga viti 2022 deri në 2025, Komuna e Tetovës së bashku me ndërmarrjet publike “Tetova Transport” dhe “Sharri” kanë shpenzuar mbi 1.6 milionë euro në kontrata për punësime të përkohshme përmes Agjencisë private për punësim “Xhob 2011”.

Edhe pse janë paguar me para publike, opinioni nuk e di se ku kanë shkuar këto para.

Në ndërkohë, Komuna e Tetovës më 15 gusht 2025 ka hapur sërish tender të ri për punësime të përkohshme, thirrja publike e të cilit ka mbaruar dje (1 shtator 2025) në ora 11:00.

I pyetur se pse nuk i publikojnë emrat e të punësuarve përmes agjencionit privat, kryetari i komunës, Bilall Kasami thotë se në kuadër Ligjit për qasje deri te informatat me karakter publik mund të merren informata për çdo punëtor në Komunën e Tetovës qoftë me vendim të përhershëm apo të përkohshëm.

Megjithatë, në të kaluarën Portalb.mk i ka kërkuar këto të dhëna, por nga Komuna e Tetovës nuk janë përgjig jur .

“Gjithë ajo që është e lejuar në bazë të ligjit do të merrni si informacion”, tha Kasami.

I pyetur se pse nuk i publikojnë të dhënat, Kasami tha se nuk mund ta bëjnë një gjë të tillë.

“Nuk mund t’i publikojmë emrat e të punësuarve në komunë, pra ne publikojmë emrat e atyre të cilët janë përgjegjës të sektorëve dhe njësive të caktuara, por atë që nuk e lejon ligji për publikimin e të gjitha emrave, ne nuk mund t’i publikojmë, si gazetar mund të interesoni për çdo punëtor, se a është i punësuar, ku është i punësuar dhe a vjen në punë që ne të ju japim informata konkrete”, tha Kasami.

Për këto të dhëna, Portalb.mk ka dorëzuar në Komunën e Tetovës kërkesë përmes Ligjit për qasje të lirë në informatat me karakter publik, ku komuna duhet të kthejë përgjigje brenda afatit ligjor prej 20 ditëve.

Kujtojmë që pak ditë më parë, Portalb.mk ka hulumtuar kontratat për punësime të përkohshme në portalin e prokurimeve publike, nga ku rezulton se Komuna e Tetovës së bashku NPK “Tetova Transport” dhe NPK Sharri për katër vite kanë shpenzuar në total 102.378.130 denarë për punësime të përkohshme përmes Agjencisë Private Xhob 2011, që i bie rreth 1,663,826 euro.

Për këto punësime kritikuan nga Më Mirë për Tetovën dhe Bashkimi Demokratik për Integrim.

Ndërkaq, pas pyetjeve të Portalb.mk, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit formoi lëndë për këto kontrata.

Kryetari aktual i Komunës, Bil a ll Kasami, para se të vijë në krye të komunës premtoi llogaridhënie permanente dhe komunë transparente, e cila gjendet edhe në programin zgjedhor për Tetovën 2021-2025.

Ku në mes tjerash theksohet: Llogaridhënia permanente për shpenzimin e mjeteve publike, veprimet e administratës të jenë të verifikueshme online për qytetarët dhe të tjera.

Pavarësisht premtimeve për transparencë, Komuna nuk i ka treguar emrat e të punësuarve në Komunën e Tetovës përmes agjencisë për punësim “Xhob 2011”, ata në disa raste kanë publikuar vetëm të dhëna për kontratat në vepër, shpesh herë pas presionit të opinionit publik dhe mediave.

Në ndërkohë Komuna e Tetovës mbetet ndër komunat me borxh më të madh, me mbi 9,5 milionë euro.

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit në të kaluarën ka alarmuar se me punësimet e përkohshme bëhen manipulime.

Punësimet e përkohshme, vitet e kaluara, janë kritikuar ashpër në raportet e Komisionit Evropian si mundësi për të punësuar ushtarë partiakë në administratën publike.

Këto punësime janë kualifikuar si “punësime të qëllimshme, politike dhe arbitrare”.

QMK: Dy zjarre aktive në mbarë vendin, tre nën kontroll Rritje nominale, ndërsa rënie reale në tregtinë me ushqim, pije dhe duhan Tender i ri për punësime të përkohshme në Tetovë, emrat mbeten ‘sekret’, Kasami: Nuk mund t’i publikojmë Kuvendi do të mbajë seancën e re të 67-të Përfundoi afati për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidatët e pavarur për kryetarë komunash Ahmeti: Ne duam një shtet unitar, nëse do të donim ta ndanim Maqedoninë, do ta kishim bërë në vitin 2001 me 15 mijë ushtarë

Lini një Përgjigje