Rritje nominale, ndërsa rënie reale në tregtinë me ushqim, pije dhe duhan Në korrik të vitit 2025 në krahasim me të njëjtin muaj të kaluar, shkalla reale e qarkullimit në grupin Tregtia me pakicë me ushqime, pije dhe duhan, nominalisht është rritur për 7,2 për qind, ndërsa në terma realisht ka rënie për 0,4 për qind, kumtoi Enti shtetëror i Statistikës. Në tregtinë me pakicë në korrik 2025, krahasuar me korrikun 2024, parë sipas grupeve dhe klasave, shkalla e qarkullimit në grupet: Tregtia me pakicë e ushqimit, pijeve dhe duhanit është rritur nominalisht për 7,2 për qind, dhe në terma realisht ka rënie për 0,4 për qind. Tregtia me pakicë e produkteve jo-ushqimore, përveç karburantit, ka rënie nominalisht për 2,6 për qind, dhe në terma realisht për 6,6 për qind, Tregtia me pakicë, përveç karburantit, është rritur nominalisht për 2,4 për qind, dhe në terma realë ka rënie për 3,4 për qind dhe Tregtia me pakicë e karburanteve për automjete është rritur në terma realisht për 2,2 për qind, dhe në terma nominalë ka rënie për 5,1 për qind. QMK: Dy zjarre aktive në mbarë vendin, tre nën kontroll Rritje nominale, ndërsa rënie reale në tregtinë me ushqim, pije dhe duhan Tender i ri për punësime të përkohshme në Tetovë, emrat mbeten ‘sekret’, Kasami: Nuk mund t’i publikojmë Kuvendi do të mbajë seancën e re të 67-të Përfundoi afati për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidatët e pavarur për kryetarë komunash Ahmeti: Ne duam një shtet unitar, nëse do të donim ta ndanim Maqedoninë, do ta kishim bërë në vitin 2001 me 15 mijë ushtarë
Rritje nominale, ndërsa rënie reale në tregtinë me ushqim, pije dhe duhan