Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

Pikat kryesore

  • Prej disa ditësh duket se temperaturat kanë pësuar ulje, të shoqëruara me reshje shiu e madje sot në qarkun e Korçës, më konkretisht në segmentin rrugor Boboshticë-Dardhë, janë regjistruar edhe reshje dëbore.
  • Toger Eneida Doçi, nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, në lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “Rudina”, në Tv Klan, ka bërë parashikimin e motit për ditët në vijim.
  • Ditën e enjte, moti parashikohet të jetë i paqëndrueshëm dhe me reshje lokale shiu me intensitet të ulët dhe të dobët.

Prej disa ditësh duket se temperaturat kanë pësuar ulje, të shoqëruara me reshje shiu e madje sot në qarkun e Korçës, më konkretisht në segmentin rrugor Boboshticë-Dardhë, janë regjistruar edhe reshje dëbore. Toger Eneida Doçi, nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, në lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “Rudina”, në Tv Klan, ka bërë parashikimin e motit për ditët në vijim. Ditën e enjte, moti parashikohet të jetë i paqëndrueshëm dhe me reshje lokale shiu me intensitet të ulët dhe të dobët. Megjithatë, do të ketë edhe reshje dëbore, kryesisht në juglindje-verilindje dhe në lindje të territorit, në lartësitë mbi 1000 m. Sa i përket fundjavës, ditën e premte parashikohet një situatë e qëndrueshme meteorologjike. Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira, por pa reshje shiu. Ditën e shtunë dhe atë të diel, moti parashikohet të jetë relativisht i paqëndrueshëm dhe me reshje të dobëta dhe lokale, kryesisht në jug dhe në qendër të territorit. Edhe për ditën e hënë parashikohet mot kryesisht i paqëndrueshëm. Nga dita e martë e në vijim do të kemi mot relativisht të qëndrueshëm, me kthjellime dhe zhvillim vranësirash mesatare deri të dendura, të përqendruara në relievet malore të territorit. Reshjet e dëborës do të jenë prezente vetëm për ditën e nesërme. Do të ketë rënie të ndjeshme temperaturash edhe për ditën e premte, sidomos në zonat malore. Parashikohet që temperaturat të zbresin deri në -3°C. Në zonat e ulëta parashikohen temperatura deri në 0°C, ndërsa për zonat bregdetare priten vlera minimale deri në 4°C.

Lini një Përgjigje