Humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me shtyllën, aksidentohet i riu në Lezhë
Një aksident rrugor është regjistruar këtë të mërkurë në Lezhë. Drejtuesi i një automjeti ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një shtyllë ndriçimi, duke bërë që automjeti të përmbyset në rrugë. Mësohet se makina drejtohej nga një i ri, i cili nuk ka pësuar dëmtime si pasojë e përplasjes së fortë. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po kryejnë verifikimet e nevojshme për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Autori Per me teper detaje lexo ne linkun ne bio.